PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Lojërat në tavolinë, mënyrë argëtuese për të zhvilluar mendjen

Mendja e fëmijëve zhvillohet përmes lojërave të ndryshme.

Lojërat e tyre jo gjithmonë mund të zhvillohen në ambient të hapur. Andaj, në mot të ftohtë dhe me shi, të vegjlit gjejnë metoda interesante për t’u argëtuar me bashkëmoshatarët e tyre në ambiente të ngrohta. Të tilla lojëra fëmijët mund t’i luajnë në “Mana Board Games”.

Me të vizituar këtë hapësirë rekreative, fëmijët u njohën me shumë aktivitete dhe lojëra të veçanta, disa prej të cilave nuk i kishin luajtur më parë. Fëmijët nuk ngurruan të ulen dhe t’i shikojnë lojërat me shumë entuziazëm.

Ata mësuan edhe për rregullat e lojërave të reja. Shumë shpejt filluan ta kuptonin lojën dhe të luanin me bashkëmoshatarët e tyre.

Argëtimi përmes lojërave të ndryshme që luhen në tavolinë ka edhe përparësitë e veta, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

Fëmijët u kënaqën shumë. Një mundësi e mirë kjo që ata të zhvillojnë mendjen, të argëtohen dhe të qëndrojnë larg aparateve teknologjike.