Si duket shkretëtira?
Shkretëtira mund të jetë e nxehtë dhe e ftohtë. Ajo është një hapësirë e madhe e mbuluar me rërë, gurë apo akull, në të cilën jeta është e pamundur sepse ka mungesë të shiut apo ka temperatura ekstreme. Për këtë arsye quhet shkretëtirë, sepse është e shkretë dhe pa gjallesa.
Si zhvillohet jeta në xhungël?
Xhungla është një pyll me vegjetacion shumë të pasur dhe me shumë kafshë. Është e nxehtë dhe e lagësht. Pra, e kundërta e shkretëtirave. Xhunglat janë pyje të egra, të rrezikshme dhe pak të eksploruara nga njeriu. Aty çdo vit zbulohen lloje të reja të gjallesave.
Si krijohet një ajsberg?
Ajsbergu është një copë e madhe akulli e shkëputur nga akullnajat, që pluskon në det. Pjesa e padukshme e ajsbergut që gjendet nën ujë përbën pjesën më të madhe të tij. Prandaj, ajsbergët janë shumë më të mëdhenj se që duken nga pjesa mbi det.
Si janë krijuar shpellat?
Disa shkëmbinj gërryhen nga veprimet e ujit. Gjatë disa mijëra vjetëve, uji ia del që të krijojë vrima të mëdha në gurë. Në disa raste uji gërryen shkëmbin nën sipërfaqen e tokës dhe kështu formon shpellë.
-
15 mars 2021 14:16
-
Shpërndaje në: