PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

A e dini si...?

Descriptive Text

Si lexohet partitura e muzikës?

Partitura na mundëson të shkruajmë dhe të lexojmë nota muzikore. Notat shkruhen në një fushë me pesë vija. Varësisht nga forma e notës mund të kuptohet edhe kohëzgjatja e tingullit. Po kështu mund të kuptohet edhe kohëzgjatja e pauzave. Muzikantët e dinë se si t’i lexojnë simbolet, dhe duke u mbështetur në to interpretojnë veprat.

Si ndërtohet kitara?

Kitara përbëhet nga një kuti druri boshe nga brenda dhe nga bishti, mbi të cilin janë të shtrirë telat e trashësive të ndryshme. Kur muzikanti prek një tel, ai prodhon një tingull, i cili zmadhohet nga kutia boshe ose vrima.

Si punon një piano?

Secili tast i pianos është i lidhur me një sistem ngritës me levë, i ngjashëm me një çekiç që gjendet brenda pianos. Kur shtypet një tast, çekiçi godet telin përkatës dhe kështu prodhon një tingull. Secili tast e prodhon nga një tingull.

Si punon trumbeta?

Ai që i bie trumbetës mund ta bëjë këtë vetëm duke fryrë me gojë. Ajri qarkullon në tubat e gjatë dhe pastaj del përmes bririt duke formuar tingull. Trumbeta ka tre pistona, të cilët hapen e mbyllen duke i prekur, kështu përthyejnë ajrin për t’i dhënë një tingull të caktuar.