NËPËR FILM

Producenti Valon Bajgora rrëfen për triumfin e filmit "Exil"

I ftuar në studion e emisionit "Nëpër Film" ishte Valon Bajgora, bashkëproducent i filmit "Exil".

Projekti i fundit i regjisorit kosovar, Visa Morina, ka triumfuar në edicionin e sivjetmë të festivalit të filmit në Sarajevë, ku edhe u shpërblye me çmimin "Filmi më i mirë".

Valon Bajgora foli për momentin kur e kanë kuptuar se filmi i tyre është shpallur fitues i festivalit të njohur të filmit, rrugëtimin e suksesshëm të këtij projekti kinematografik dhe shumëçka tjetër.