Arbëri

Kostoja e shpronësimit prej 7 milionë eurosh mban peng projektin në rrugën “Ndue Përlleshi”

Nga 2016-a ishte premtuar rregullimi i rrugës “Ndue Përlleshi”, në kryeqytet.

Por, as dy vjet pas – gjendja e saj nuk është përmirësuar.

Madje, në shumë pjesë përgjatë të kësaj rruge, të përkohshme, kubëzat janë shkatërruar si pasojë e qarkullimit të automjeteve të rënda – në këtë zonë të ndërtimeve të larta.

Banorët thonë se kjo po u shkakton vështirësi në qarkullim dhe prishje në automjetet e tyre.

I padurueshëm, sipas banorëve, është edhe pluhuri që shkaktohet nga kamionët e ndërtuesve.

Kostoja e llogaritur prej rreth 7 milionë eurosh për shpronësim mund ta lërë rrugën në gjendje të keqe edhe për një kohë të gjatë.

Në Komunën e Prishtinës thonë se e kanë të gatshëm projektin për ndërtimin e rrugës - bashkë me infrastrukturën nëntokësore, por nuk kanë fonde për shpronësim.