Arbëri

Ahmeti lidh koalicion me partinë Alternativa

Descriptive Text

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lidhur edhe një koalicion për qeverisje në komunë pasi

Partia Alternativa ka marrë drejtorinë e mirëqenies sociale me koalicionin e nënshkruar sot, duke ndarë në dy drejtori atë që deri më tani ishte Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Vetëvendosje, parti me të cilën Ahmeti e fitoi edhe një mandat në Prishtinë, do t’i mbetet drejtoria e shëndetësisë, ajo e kadastrit dhe kulturës.

Përveç drejtorisë, Alternativa me këtë koalicion ka fituar një ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Koha.net merr vesh që Alternativa do të caktojë një grua në krye të drejtorisë.

Ahmeti deri më tani kishte koalicion me AKR-në, AAK-në, Lëvizjen për Bashkim.