Arbëri

PDK: NPB-ja eliminoi 190 biznese pse s’fituan dy militantë të VV-së

Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Prishtinë, po mbajnë konferencë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinës.

Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK-se, për audio-incizimin e zyrtarëve të NPB-së tha se”Jemi para një situate të re ku njerëz që i kanë akuzuar të gjithë liderët në vend me lloj lloj akuzash, sot keqpërdorin edhe më shumë”, raporton KTV.

“Janë eliminuar 190 biznese për shkak se nuk kanë fituar dy militantë të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha tutje ai.

Ndërkaq, Kumrije Shabani - Ramadani, asambliste e PDK-së, tha se publikimi i përgjimeve tregon pazaret dhe mënyrën se si ka vepruar VV gjatë mandatit të kaluar në Prishtinë.

“Është manipuluar në mënyrë të ngjashme edhe në ndërmarrjet tjera. Ky veprim abuziv dhe i kundërligjshëm, i marrë me direktiva të Albin Kurtit, tregon se ata luftuan për ta marrë pushtetin që ta keqpërdorin atë”, tha ajo.

“Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, nuk do të përkrahë sjelljen hakmarrëse që po bënë partia Vetëvendosje kundër Partisë Socialdemokrate, siç nuk do të përkrahë as neglizhencën dhe ikjen nga përgjegjësia që po e bënë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kërkojmë nga kryetari Shpend Ahmeti, që të vjen në seancën e radhës dhe të përgjigjet për situatën e krijuar në Komunën e Prishtinës, si dhe të sillet me përgjegjësi vendimmarrëse për qindra probleme të qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë ajo tutje.