Arbëri

Kontejneri i rrëzuar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Prishtina është njëri nga kryeqytetet e vendeve evropiane, që nuk ka mundur ende ta tejkalojë problemin me mbeturina.

Veç mungesës serioze institucionale, rol negativ luajnë edhe qytetarët, që nuk kujdesën për mbrojtjen e ambientit.

Një veprim i tillë shihet edhe në këtë foto të realizuar sonte nga KosovaPress-i në rrugën “Agim Ramadani”, ku kontejneri me mbeturina është i rrëzuar në rrugë, që përveç që është dukuri e shëmtuar, paraqet rrezik edhe për ngasësit e automjeteve, që në këtë rrugë janë të shumtë.