Arbëri

Gjatë majit nga Ujësjellësi janë bërë 174 shkyçje

Në muajin maj 2018 janë realizuar 174 shkyçje individuale, ku 11 prej tyre janë shkyçë për shkak të zbulimit të kyçjeve ilegale të tyre nga ana e inspektorëve tanë, 163 janë shkyçje individuale për shkak të mospagesave të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, njofton kumtesa, transmeton Koha.net

Aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra e në veçantë në Prishtinë.
Me shkyçje përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara.