Arbëri

Azemi thumbon Ahmetin e Sejdiun

Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, në seancën e sotme është tallur me deputetin Dardan Sejdiun dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke i kërkuar këtij të fundit që t'i japë edhe atij në përdorim një veturë të komunës si Sejdiut.

"E kam një kërkese për kryetarin Ahmeti, të ma japë një veturë të komunës me dalë në qytet me i kry do punë, se po me duhet qashtu si Dardan Sejdiut" ka ironizuar Azemi, teksa ka i ka bërë këtë kërkesë kryetarit Ahmeti, në pikën pyetje dhe përgjigje, raporton KTV.