Arbëri

Shkarkohet Qëndrim Sahiti i PSD-së nga NPB-ja

17:05 Qëndrim Sahiti nga Partia Socialdemokrate, aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore, është shkarkuar sot në mbledhjen që po mbahet në sallën e Kuvendit Komunal.

“Me 25 vota për dhe 1 kundër, Qëndrim Sahiti është shkarkuar nga pozita e aksionarit në NPB”, raporton KTV.

Votimi u bë pas 45 minutash pritje të asamblistes së LDK-se, Elmire Nikci Rexha, për bërjen e kuorumit.


16:53 - PSD-ja lëshon sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, LDK, VV e PDK në pritje të një asamblisti

Janë bërë 40 minuta që asamblistët e LDK-së, VV-së dhe PDK-së po presin ardhjen e një asamblisti në sallë.

Kryesuesi Agim Kuleta nuk e ka mbyllur akoma seancën, me gjithë mungesën e kuorumit.


Asamblistët e PSD-së lëshojnë sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Asamblistët e Partisë Socialdemokrate bashkë me partnerët tjerë të koalicionit, pa Vetëvendosjen, kanë lëshuar sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në momentin kur pritej të votohej propozimi për shkarkimin e asamblistit Qëndrim Sahiti (PSD) nga pozita e aksionarit në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Propozimin për shkarkim e ka bërë asamblisti i VV-së, Egzon Ademi, me arsyetimin se MZHE ka vërtetuar shkeljet në emërimin e bordit të përkohshëm të NPB-së.

Në sallë aktualisht janë asamblistët e LDK-së, PDK-së dhe VV-së me disa mungesa.