Të gjitha rrugët në Prishtinë të kalueshme

Të gjitha rrugët në Prishtinë të kalueshme

19 shkurt 2017 09:28

Bora e rënë sot ka vështirësuar qarkullimin në trafik, por rrugët megjithatë janë të gjithë të kalueshme, ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Gent Begolli.

Begolli bën të ditur se është duke u punuar intensivisht në pastrimin e rrugëve, transmeton Koha.net.

“Të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme. Jemi duke punuar intensivisht në zonat rurale që të jenë të gjitha rrugët e kalueshme në fshatra. Për çdo ndihmë qytetarët mund të thërrasin në numrat e Komunës: 080012233,080012244,080012255”, thotë Begolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme