Arbëri

Prishtina bëhet me Ligj, Prizreni kryeqytet historik

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten Projektligjin për kryeqytetin me 66 vota pro, nga gjithsej 67 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim. Dy amendamentet më të diskutuara, para votimit kanë qenë ai për caktimin e Prizrenit si kryeqytet historik, dhe ai për Policinë e kryeqytetit.

Derisa amendamenti 2, përmes të cilit Prizreni propozohej të bëhej kryeqytet historik i Kosovës, me gjithë kundërshtimet, ka kaluar dhe është miratuar, ai për Policinë ka pasur tjetër epilog, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk është miratuar versioni i ndryshuar nga Komisioni funksional, i cili i jepte të drejtë Kuvendit Komunal të Prishtinës që të themelojë Drejtorinë për Policinë komunale, por ai që ka e ka dhënë Qeveria se Drejtorinë e Policisë për kryeqytetin duhet ta themelojë vetë Policia e Kosovës.

Menjëherë pas kalimit të Projektligjit, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Prishtina u bë me ligj të vet edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave të tyre.

Krahas Prishtinës, Prizreni do të bëhej kryeqytet historik i Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)