Arbëri

Partitë përgatisin listat për Kuvendin Komunal të Prishtinës

Mospasja e shumicës së numrave në Kuvendit Komunal, derisa udhëhiqet me ekzekutivin, është cilësuar një problem në funksionimin e rregullt të këtij organi në Komunën e Prishtinës, raporton emisioni “038” në KTV.

Edhe tri partitë kryesore në kryeqytet, LDK, Vetëvendosje e PDK e pranojnë se Kuvendi nuk ka funksionuar si duhet.

Por arsyetimet për këtë i kanë të ndryshme.

LDK e PDK thonë se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës vullnetit për bashkëpunim nga Vetëvendosja.

Vetëvendosja thonë se puna e kuvendit, duke përjashtuar vitin e parë, është bllokuar nga këto dy parti.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve, të tri këto parti synojnë rritjen e numrit të asamblistëve.