Arbëri

Për Ahmetin, Prishtina para PSD-së

Descriptive Text

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti, është zotuar sot se puna e tij në kryeqytet është prioritet karshi angazhimit të tij si kryetar i PSD-së.

Ahmeti, i cili ka mbajtur një konferencë për media një ditë pas marrjes së postit së PSD-së, tha se kjo parti tashmë është forcë parlamentare.

“Ne kemi 12 deputetë dhe udhëheqim në dy komuna, Prishtinën dhe Kamenicën, që na bëjnë një prej subjekteve kryesore në vend dhe do të luajmë një rol të rëndësishëm sidomos këtë vit që po diskutohen tema të mëdha” tha Ahmeti, raporton TV Arta.

Duke folur për qeverisjen komunale, ai tha se është i kënaqur me punën e 3 drejtorëve të Vetëvendosjes, Nora Kelmendit, Yll Rugovës dhe Arben Vitisë.

“Nuk besoj se do të ketë bllokadë në Kuvendin Komunal, madje parashoh diskutim të mirëfilltë” ka thënë Ahmeti, i cili ka paralajmëruar marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen për ndarjen e pushtetit. Sipas tij nuk duhet të ketë luftë mes PSD-së dhe Vetëvendosjes, por të dyja bashkë duhet të luftojnë të këqijat në vend pasi që, sipas tij, në disa pika vazhdojnë të mendojnë njëjtë.