Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shportat e mbeturinave shndërrohen në dekor të Prishtinës

100 shporta të mbeturinave përgjatë rrugëve “Eqrem Qabej” dhe “Agim Ramadani” në Prishtinë, janë dekoruar nga organizata “The Way”.

Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kjo organizatë ka realizuar projektin “Jo në tokë por në shportë” për dizajnimin e shportave nëpër kryeqytet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky projekt është organizuar me qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për hedhjen e mbeturinave dhe mundësinë për artistët që të shpalosin talentin e tyre.

Projekti është zhvilluar për katër ditë, por është shtyrë edhe për një javë tjetër, pasi projekti është pëlqyer nga Komuna.

Gëzime Gegaj nga organizata “The Way”, ka thënë se artistët do të dekorojnë rreth 400 shporta të mbeturinave nëpër kryeqytet.

{gallery}

 

Image

Image