Arbëri

Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës do të trajnojë shërbyesit civilë të Prishtinës

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot memorandum me Shoqatën e Vlerësuesve të Kosovës. Ky memorandum parasheh trajnimin e shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës nga Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës.

Në emër të Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës memorandumin e nënshkroi kryetari i kësaj shoqate, Dardan Latifi, ndërkaq në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari, Shpend Ahmeti.