Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

1 milion euro në vit nga shfrytëzimi i shkollave nga palët e jashtme

Shkollat e Prishtinës kanë mbledhur afro një milion euro të hyra, nga dhënia në shfrytëzim të hapësirave shkollore për palët e jashtme dhe pagesat e prindërve, vetëm gjatë vitit 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Këto mjete janë derdhur në llogarinë bankare të Komunës. Drejtues të saj kanë thënë se këto mjete kryesisht janë mbledhur nga dhënia në shfrytëzim të hapësirave të shkollës për mësimin joformal, pastaj pagesat e prindërve për fëmijët që vijojnë çerdhet publike, etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në dokumentet zyrtare që ka siguruar gazeta, rezulton se gjatë vitit 2016 saktësisht janë 32 institucione të arsimit parauniversitar, që nga institucionet parashkollore e deri tek ato të mesme të larta, janë kthyer në burim të grumbullimit të të hyrave për buxhetin e Komunës. Shumica nga to, duke lëshuar në shfrytëzim për palët e jashtme hapësirat e tyre të objekteve shkollore.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.