Deputeti Ilir Deda, që bashkë me kryetaren e Komunës së Gjakovës, kanë themeluar subjekt të ri politik në Kosovë, është shprehur i kënaqur me mënyrën se si po rritet “Alternativa”.
Ai ka thënë se nuk ka vendosur ende nëse do të kandidojë për të parin e kryeqytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mos më pyet për Prishtinën se nuk e di a do të kandidojë”, ka thënë Deda në “Interaktiv” të KTV-së.
Nuk ka dashur ta komentojë as punën e ish-bashkëthemeluesit të FER-it, e ish-bashkëpartiakut në Vetëvendosje, kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Bëhet fjalë për një person të gjeneratës së re, që ka dëshmuar se në Prishtinë ndryshimi është i mundshëm. Më shumë nuk dua të flas”, ka thënë ai, duke mos dashur që të komentojë asgjë as për prezencën e Ahmetit në një jaht luksoz në Budva të Malit të Zi.