Arbëri

I thyhet xhami një autobusi të ri

Një autobusi të ri të “Trafikut Urban” i është thyer një xham i derës hyrës.

Fotografinë e këtij akti e ka publikuar kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Kot e kanë! Prishtina po bëhet”, ka thënë shkurt ai në një koment me të cilin e ka shoqëruar këtë fotografi.

Autobusët e rinj të shumëpërfolur janë lëshuar dje në qarkullim për herë të parë.