Arbëri

Këshilli i nxënësve kërcënon me bojkot nëse zbatohen ndryshimet në Testin e Maturës

Nga ky vit Testi i Maturës do ketë formë të re organizimi.

Deri vitin e kaluar këtij provimi nxënësit i janë nënshtruar në dy pjesë, me nga një ditë, në tërë vendin njëkohësisht.

Por, maturantët e këtij vitit janë të parët që do të testohen në dy pjesë, me nga katër ditë, të ndarë sipas rajoneve.

Sipas këtij vendimi të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, pjesa e parë e testit të maturës do të mbahet nga 28 deri më 31 maj, ndërsa pjesa e dytë 5 deri më 8 qershor.

Por, kundër kësaj ka dalë Këshilli i Nxënësve të Kryeqytetit.

Pasi thonë se kanë kuptuar që maturantët e rajonit të Prishtinës do të testohen në ditën e parë, ata besojnë që kjo i vë në avantazh rajonet tjera ku testi mbahet më vonë.

Ndryshimi i formës së organizmit vetëm dy muaj para maturës shtetërore, sipas tyre, është veprim i vonshëm nga Ministria e Arsimit

Përderisa shprehen të pakënaqur, me siç thonë, eksperimentet me ta, shtojnë se nëse ministra nuk i dëgjon, peticioni është fillimi e bojkoti i testit mund të jetë ekstremi.

Por vetë ministri Shyqiri Bytyqi, përmes telefonit i ka thënë KTV-së, së nxënësit nuk duhet të sheqerohen nga ndryshimet.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i këtyre ndryshimeve është administrimi më i mirë i provimit dhe moslejimi i kopjimit.

Arsye për shqetësim nuk sheh as njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci, sipas të cilit, kjo formë mund ta ndalë kopjimin dhe rritë besueshmërinë e provimit të maturës.

Madje sipas tij, nëse eliminohet kopjimi, kjo do të shkojë në favor të nxënësve të mirë.

Kjo nuk është hera e parë që bëhen ndryshime, pasi në të kaluarën, pos mënyrës së organizmit, ka pasur ndryshime brenda vetë testit që dikur kishte vetëm 100 pyetje.