Arbëri

Prishtina me marrëveshje me Swisscontact

Kryetari Shpend Ahmeti nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi për zhvillimin e sektorit të turizmit në rajonin e Prishtinës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Kjo marrëveshje mirëkuptimi u nënshkrua me projektin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga Swisscontact.

Përmes këtij projekti, Swisscontact do të bashkëpunojë me Komunën e Prishtinës në zhvillimin e strategjisë për turizëm, gjetjen e modeleve të menaxhimit efikas të monumenteve, trajnimin e guidave dhe zhvillimin e produkteve turistike duke kontribuar kështu në rritjen e të hyrave dhe të punësimit.