Arbëri

Në fshatin Dragoc banorët ankohen se u dëmtuan rëndë nga reshjet e fundit

Sa herë ka reshje shiu, kjo rrugë në fshatin Dragoc të Komunës së Prishtinës, dëmtohet.

Uji i grumbulluar nga reshjet e shiut, ka depërtuar edhe në pronën e Ramiz Mavriqit, raporton KTV.

Sipas tij, rruga nuk është asfaltuar siç duhet, andaj është dëmtuar brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Ai thotë se ka bërë disa herë kërkesë në Komunën e Prishtinës që të intervenojnë për rregullimin e saj.

Uji ka depërtuar brenda këtu në fabrikën e Ajete Ibrahimit. Ibrahimi është detyruar ta ndërpresë aktualisht punën, pasi janë dëmtuar një pjesë e aparaturave.

Ibrahimi thotë se do të presë përmirësimin e motit që të fillojë rikonstruktimin në fabrikë.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga Komuna e Prishtinës, por zyrtarë të saj nuk kanë kthyer përgjigje brenda ditës.