Arbëri

Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës

Foto: Koha

Sot Kuvendi votoi për propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të kalojë në administrimin e Komunës së Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka falënderuar deputetët që votuan këtë propozim.

Në votim morën pjesë 74 deputetë, dhe nga ta vetëm një deputet asbtenoi, kurse 73 të tjerë votuan për.

“Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës. Falemnderit deputetëve që votuan këtë propozim të drejtë të qeverisë pas diskutimeve që Komuna ka pas me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ne tre vitet e ardhshme në bashkëpunim me donatorët do të investojmë në renovimin e kësaj hapësire publike të Prishtinës”, ka shkrua Ahmeti në Facebook, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Ahmeti pati thënë se do të luftojë qiranë e dyfishtë dhe se Pallati do të rinovohet, por duke ruajtur pamjen e vjetër.

Ai ka thënë se dëshiron që në mandatin e tij të përfundojë edhe projekti që lidh Pallatin e Rinisë dhe Hotel Grandin.