Arbëri

Liqeni i Badovcit ngjan si të ishte në deponi bërlloku

Prej disa vjetësh flasim për rrugën tonë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Komunitete të ndryshme përfshihen në debate e mundohen të japin kontribut, duke dhënë ide për fushat ku kemi ngecur, RAPORTON ktv.

Por, një nga standardet për të cilat BE-ja flet shumë e shpenzon shumë, mbrojtjen e mjedisit ne vështirë se do ta përmbushim shpejt.

Një vizitë e shkurtër në liqenin e Badovcit, është pasqyra më e mirë e gjendjes në të cilën janë liqenet, lumenjtë e pjesë të tjera të natyrës.

Sikur të ishte një deponi bërlloku, në këtë liqen hidhen sasi të mëdha për rreth, por nuk kursehet as uji.

Në ditët kur ka rreze dielli nuk mungojnë vizitorët, të cilët thonë se mungon edhe infrastruktura.

Shpeshherë, ka pasur aksione për pastrimin e liqenit të Badocit, por gjendja e tij prapë është larg nga të dëshiruarit.

KTV-ja nuk ka arritur të marrë përgjigje nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës për pyetjen se sa herë në vit kompania e pastrimit intervenon në këtë pjesë.

Ndërkaq Arbnore Ademi nga kompania “Pastrimi”, është shprehur se kompania e tyre, ka marrëveshje vetëm për largimin e mbeturinave nga kontejnerët.