Nushi nuk beson që do të bllokohet puna në Asamblenë e Prishtinës

Nushi nuk beson që do të bllokohet puna në Asamblenë e Prishtinës

08 mars 2018 18:40

Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Drilon Pireva dhe Genc Sherifi më nuk janë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës.

Këta katër asamblistë që kanë garuar në zgjedhjet lokale tashmë do të veprojnë si grup i pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Deri më tani janë vetëm këta katër që nuk janë më në grup me VV-në por që nuk dihet nëse numri i tyre do të rritet.

Asamblisti Nol Nushi tha për KosovaPress se pavarësisht kësaj se këta katër përkrahin kryetarin e komunës Shpend Ahmeti, nuk beson se puna në Kuvendin Komunal do të bllokohet.

“Ne edhe në fushatë kemi thënë se do ta monitorojmë punën e kryetarit. Nuk besoj se asamblistët e Vetëvendosjes do të bllokojnë punën e kryetarit Ahmeti”, tha Nushi për KosovaPress.

Ai shpreson se grupit të të dorëhequrve nga VV do t’i bashkohet edhe ndonjë nga asamblistët por që aktualisht janë vetëm këta katër.

“Nuk e di do ta shohim, zyrtarisht VV i ka 13 asamblistë”, tha Nushi.

Dorëheqjet e asamblistëve të VV-së, të kryetarit Shpend Ahmeti por edhe të disa zyrtarëve të këtij subjekti kanë ardhur pas një çarje të thellë në Lëvizje e cila është shpërfaqur pas një fyerje të deputetes Aida Dërguti që ia ka bërë tashmë kryetarit të VV-së Albin Kurti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme