Komuna e Prishtinës bën homazhe në 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prishtinës bën homazhe në 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

06 mars 2018 13:51

Një delegacion i Komunës së Prishtinës, i udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti, së bashku me organizatat e Veteranëve, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, bënë homazhe sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe tek shtatorja e dëshmorit të kombit, Zahir Pajaziti.

“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 5, 6 dhe 7 Marsi, na a përkujton të gjithëve obligimin dhe përgjegjësinë që kemi karshi shtetit dhe kombit tonë, në punën tonë të përditshme. Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme