Në “Shkollën e Gjelbër” hapet Ekorimorkioja Ekologjike

Në “Shkollën e Gjelbër” hapet Ekorimorkioja Ekologjike

06 mars 2018 09:56

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj së bashku me zyrtarët e arsimit, realizuan vizitë në institucionin edukativo-arsimor “Shkolla e Gjelbër”, ditë kur ky institucion arsimor shënoi Ditë e Efiçencës së Energjisë.

Në të njëjtën kohë, u bë edhe hapja e Ekorimorkios Ekologjike me pajisjet që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e popullatës për ripërtëritjen, kursimin e energjisë, ruajtjen e ambientit e të ngjashme.

Në shënimin e kësaj dite, drejtuesit e shkollës në koordinim me mësimdhënësit, kishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura, në mënyrë që puna e tyre e realizuar të prezantohet në mënyrë profesionale.

Andaj, në këtë aktivitet nxënësit bashkë me mësimdhënësit e tyre prezantuan pajisjet ekologjike dhe rolin e tyre në mbrojtje të ambientit, duke treguar shkathtësi dhe kompetencë të duhur në këtë segment.

Drejtori i DKA-së i përgëzoi drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit dhe në veçanti nxënësit për shkathtësitë e treguara në demonstrimin e pajisjeve dhe rolin, efektin e tyre në jetën e përditshme.

“Drejtoria e Arsimit do të jetë gjithherë në mbështetjen dhe përkrahjen tuaj drejt zhvillimin të mëtejshëm profesional, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mira për zbatimit në praktik të njohurit e arritura”, tha Salihaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme