Arbëri

Kuvendi i Prishtinës rikujtoi heroizmin e familjes Jashari

Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti sot seancë solemne për të shënuar kështu 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin për media të Komunës theksohet se kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Kuleta, nënkryetari i Komunës Selim Pacolli si dhe kryetari i Veteranëve të UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, përkujtuan rezistencën e familjes Jashari, rezistencë kjo që u pasua me mobilizim të përgjithshëm dhe i dha hov luftës së drejtë për liri.