KRU Prishtina njofton me gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm pas reshjeve Foto ilustrim

KRU Prishtina njofton me gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm pas reshjeve

04 mars 2018 18:32

KRU Prishtina njofton se për shkak të reshjeve atmosferike ditëve të fundit, gjendja e ujit të papërpunuar në liqe dhe në kanalin e “Ibër Lepencit” është përkeqësuar sërish, për shkak të ngritjes së turbullirës, gjë që nuk po lejon të trajtojmë ujë të pijshëm në kushte optimale.

Sipas këtij institucioni gjendja më e papërshtatshme është në fabrikën e trajtimit të ujit në FPU-Drenas, që ujin primar e merr nga kanali i Ibrit në Bivolak.

“Ky kanal, me gjatësi prej 50 km, është i pambrojtur nga ujërat sipërfaqësore gjatë reshjeve, duke ndikuar që turbullira në këtë kanal të jetë në vlera të larta e që na pamundëson trajtimin e ujit të pijshëm, për shkak që shfaqen probleme teknologjike dhe papastërti. Situatë të ngjashme gjatë ditës së sotme kemi edhe në Lipjan (fshatin-Torinë), për shkak të përmbytjeve si dhe në Fushë Kosovë/Miradi e Ulët, po ashtu për shkak të përmbytjeve nga lumi Sitnica”, thuhet në njoftim.

Në të gjitha zonat e tjera të shërbimit vazhdon furnizim stabil me ujë të pijshëm, por jemi duke e monitoruar në vazhdimësi kualitetin e ujit, për shkak të situatës së krijuar së fundmi, thuhet tutje në njoftim, ku gjithashtu kërkohet edhe mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të prekura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme