Mos-lëshimi i certifikatave shëndetësore nëpër QMF, humbje e buxhetit të komunave Foto: Koha / ilustrim

Mos-lëshimi i certifikatave shëndetësore nëpër QMF, humbje e buxhetit të komunave

03 mars 2018 21:25

Çdo vit, Komuna e Prishtinës humb mijëra euro nga mungesa e shërbimit me certifikatë shëndetësore për personat që aplikojnë për të hyrë në test për patentë shofer.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare tash e 5 vjet, nuk e kryen këtë shërbim, pasi nuk ka mjekë profesionistë të fushave të caktuara, raporton KTV.

Ata të cilët kanë qenë, kanë dalë në pension për të mos u zëvendësuar me të rinj.

Kjo, për shkak të një udhëzimi administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë të vitin 2015, që ka përcaktuar vetëm disa profesione të cilat nuk mund të ushtrohen në Qendra të Mjekësisë Familjare.

Vetëm në vitin 2017, 122.250 euro ka humbur Komuna e Prishtinës për shkak të mungesës së këtij shërbimi.

Qytetarët, për t’u pajisur me certifikatë shëndetësore, duhet t’u drejtohen institucioneve private shëndetësore.

Ministria nuk jep alternativë tjetër se ku mund të merret shërbimi.

Zyrtarë të Ministrisë nuk kanë pranuar të deklarohen për këtë çështje.

Kjo po bën që Qendrat e Mjekësisë Familjare t’i udhëzojnë qytetarët drejt institucioneve private shëndetësore.

Për dallim nga institucionet publike, të cilat certifikatën e lëshonin për 15 euro, në ato private kushton 20 euro.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm vitin e kaluar janë lëshuar 66.509 certifikata shëndetësore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Gani05/03/2018 14:17

Sistematikisht jan duke e vjedh shtetin sikurse cdo aparatur ne spitale qellimisht domtohet ose i vjedhen pjeset vetem per te shkuar te te njejtit mjek privat ku marrin shuma te larta per te njejtat sherbime ,kush i lejon te uzurpojn vende pune neper spitale shetrore e njekosisht te posedojn klinika private a sesht kjo korrupsion dhe ndeshje interesi.MAFIA ne cdo lami te jetes ne kosov.Ku "shtet" ka deshtu!!!!!!!!!!!!

Shto koment

Të ngjashme