INPO: Raporti financiar i Komunës së Prishtinës s’i përmbush kriteret ligjore

INPO: Raporti financiar i Komunës së Prishtinës s’i përmbush kriteret ligjore

02 mars 2018 09:01

Organizata joqeveritare INPO, e cila e monitoron punën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, nëpërmjet një reagimi ka bërë të ditur se raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2017, me përmbajtjen aktuale nuk i përmbush kriteret ligjore të një organizate buxhetore.

“Ky raport përmban vetëm shuma totale të planifikimit dhe shpenzimit për kategori të ndryshme ekonomike, dhe në asnjë faqe të tij nuk i përfshin krahasimet me dy vjetët paraprakë lidhur me shpenzimin e parasë publike gjatë periudhës raportuese”, thuhet në reagim.

Kjo OJQ ka bërë të ditur se, sipas Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë, raportet vjetore, përveç tjerash, duhet të pasqyrojnë një përmbledhje të statusit të të gjitha projekteve kapitale të shpenzimit; mbishkrim të ndonjë deficiti ose suficiti buxhetor dhe mënyra se si janë financuar; detaje të pagesave të borxheve ndaj palëve të tjera, numri faktik i punonjësve të përhershëm dhe të përkohshëm të Komunës krahasuar me numrat e autorizuar në buxhet; detaje për të gjitha rregullimet që janë bërë në ndarje buxhetore; një raport mbi veprimet e ndërmarra dhe veprimet e propozuara në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm në Raportin Vjetor të Auditimit të pasqyrave financiare, të cilat kryetari i Komunës së Prishtinës, nuk i ka prezantuar në dokument.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme