Arbëri

BERZH-i pranon negocimin për financimin e Unazës së Kryeqytetit, thotë Ahmeti

Gjatë Samitit Investues për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) në Londër, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me ekipin e Infrastrukturës Komunale të BERZH, thotë të jetë dakorduar për të negociuar financimin e Unazës së Qytetit.

“Ky projekt, që kushton mbi 60 milionë euro, nuk mund të financohet nga komuna dhe kërkon kredi me garancion të sovranitetit nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ahmeti në një postim në Facebook, raporton Koha.net.

Ekipet e para teknike, sipas Ahmetit, pritet të vijnë shumë shpejtë për ta vlerësuar fizibilitetin e rrugës.