Arbëri

Borxhi i Komunës së Prishtinës ndaj Ujësjellësit kushtëzohet me raport financiar

Komuna e Prishtinës nuk i ka kryer obligimet në vlerë prej 2.5 milionë eurosh ndaj ujësjellësit rajonal “Prishtina”, të dedikuara për ndërtimin e fabrikës në Shkabaj.

Për këtë projekt, Komuna deri tashti ka dhënë vetëm gjysmën e shumës në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”. Pjesën e mbetur të obligimit të saj, Komuna e ka kushtëzuar me një raport financiar të KUR “Prishtina” për mënyrën e shpenzimit të pjesës së parë të zotimit.

Projektin e Fabrikës në Shkabaj e ka mbështetur edhe Komisioni Evropian me 5 milionë euro, Qeveria e Kosovës me 5 milionë euro dhe 20 milionë euro të tjera, KUR ”Prishtina” i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim. I tërë projekti kap koston prej 35 milionë eurosh, teksa të gjithë zotuesit, përpos Komunës, tashmë i kanë mbaruar zotimet.

Kryeshefi i KUR “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka bërë të ditur të martën se Komuna e Prishtinës është dashur ta shlyente borxhin e saj më 2016, porse ende nuk e ka bërë. Ai ka bërë të ditur se një milion e gjysmë euro ishin paguar nga ish-menaxhmenti i Komunës, në kohën e ish-kryetarit Isa Mustafës. Pastaj, gjatë vitit 2016, janë paguar edhe 1 milion euro të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)