Arbëri

Rruga e mistershme “17 shkurti” në Prishtinë

Mbi dy mijë rrugë i ka Prishtina. Një prej tyre është edhe “17 shkurti”.

Por, ndryshe nga sheshet apo edhe rrugët qendrore, ajo është pothuajse e panjohur për qytetarët.

Shumë nga këta të fundit, nuk e dinë as ku gjendet ajo.

Ka edhe të tillë që nuk e dinë se ekziston një rrugë e emërtuar me datën e shpalljes së pavarësisë.

Madje, kjo rrugë është e panjohur edhe për shumë taksi me te cilët ka kontaktuar televizioni, prapa kamerës.

Rruga e mistershme me emrin “17 shkurti”, gjendet jo larg shkollës fillore “Hasan Prishtina” në lagjen Ulpiana dhe nuk kalon gjatësinë prej 300 metrash.

Kjo rrugë e shkurtër në lagjen Ulpiana, që më shumë i ngjanë një parkingu të ç’rregulluar, mban emrin 17 shkurti.

Të njëjtët qytetarë, për shkak të rëndësisë së kësaj date, kërkojnë që me emrin “17 shkurti” të emërtohet ndonjë prej rrugëve kryesore ose shesheve të kryeqytetit.

Tre vjet më parë, Komuna e Prishtinës kishte premtuar për nder të pavarësisë, me emrin “17 shkurti” do të emërtonte një nga rrugët qendrore të kryeqytetit.

Ndërsa, këtë vit, ata kanë zgjedhur të mos flasin lidhur me këtë çështje.