Në Prishtinë hapet Qendra Kulturore serbe

Në Prishtinë hapet Qendra Kulturore serbe

13 shkurt 2018 17:55

19 vjet konflikteve të luftës në Kosovë, në Prishtinë, në oborrin e kishës Shën Nikolla, do të fillojë së punuari institucioni i parë kulturor serb, njofton radio kim. Në Ditën e Sretenjes, Dita e Shtetësisë e Serbisë, 15 shkurt, do të hapet Qendra Kulturore serbe, transmeton Koha.net.

Siç është njoftuar nga Shtëpia e Kulturës në Graçanicë, hapja e Qendrës kulture është paraparë të bëhet pasi që në kishën Shën Nikolla në Prishtinë vlladika i Rashkë –Prizrenit Teodosije do ta shërbejë meshën.

Pastaj, gjithnjë sipas njoftimit, është paraparë hapja e ekspozitës "Piktorët e Shkollës së Artit ë Prishtinës” si dhe paraqitja e SHKA "Kopaonik" nga Leposaviq – Lojëra nga Prishtina e Vjetër.

Në hapje do të marrin pjesë edhe zyrtarë shtetërorë nga Serbia,

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme