Arbëri

Austriakët të interesuar për projekte të përbashkëta me Prishtinën

Descriptive Text

​Anëtarët ne një delegacionin nga Austria kanë vizuar komunën Prishtinë dhe kanë shprehur interesim për projekte të përbashkëta në kryeqytetin tonë, njofton kumtesa komunale, transmeto Koha.net.

Delegacioni austriak përbëhej nga Franz Wessig, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, nga departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë​, Alexander Schallenberg, udhëheqës i departementit për Evropë, në Ministrinë Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Werner Almhofer, referent për Ballkanin Perëndimor në kuadër të departamentit për Evropë dhe ish ambasador i OSBE në Kosovë dhe Gernot Pfandler, ambasadori ​i​ Austrisë në Kosovë .

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti u foli atyre për, siç thotë kumtesa, mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndalimin e ndërtimeve pa leje, transparencën radikale, reformën në administratë e shëndetësi dhe në përgjithësi për transformimin e konceptit të qeverisjes në komunë sa më afër interesave të qytetarëve.

Nënkryetari, Dardan Sejdiu prezantoi projektet kapitale të Komunës së Prishtinës, siç janë investimet në Trafikun Urban si pjesë e reformimit të transportit publik, investimet në fabrikën e ujit në Shkabaj, projektin e koogjenerimit për ngrohjen qendrore të qytetit, investimet në infrastrukturë, në shëndetësi e arsim, si dhe projektet e planifikuara, sidomos ato në partneritet publiko-privat.

Mysafirët nga Austria, shprehën interesimin e tyre për projekte të përbashkëta ekonomike në të ardhmen.