Fillon shpërndarja e faturave për mbeturina nga Komuna

Fillon shpërndarja e faturave për mbeturina nga Komuna

09 shkurt 2018 17:02

Komuna e Prishtinës ka filluar të bëjë shpërndarjen e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave.

Qytetarët tash e tutje do ta paguajnë këtë shërbim në Komunë, e jo më në kompani, transmeton Koha.net.

Komuna njofton se pagesa e këtyre faturave mund të bëhet në të gjitha pikat e Postës së Kosovës (pa provizion), në të gjitha bankat komerciale (edhe në formë elektronike përmes e-banking) si dhe në sportelet e Komunës së Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme