Në Prishtinë mbahet manifestimi i numrit unik emergjent 112

Në Prishtinë mbahet manifestimi i numrit unik emergjent 112

09 shkurt 2018 08:07

Në kuadër të manifestimeve të planifikuara për vitin 2018, sot Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me UNDP-në, do të mbajë manifestim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të numrit emergjent UNIK 112, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Realizimi i këtij manifestimi është planifikuar të realizohet në tri Komuna, Prishtinë, Gjilan dhe Zveçan, duke i përfshirë edhe subjektet relevante: Policinë e Kosovës, Njësitë Profesionale Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, Shërbimi Urgjent, Kryqin e Kuq dhe

disa nxënës nga Shkolla Fillore “Afrim Gashi” nga Hajvalia, të cilët do të performojnë në sheshin “Skënderbe”.

Të gjitha shërbimet emergjente të lartcekura do të organizojnë nga një pikë prezantuese, senzibilizuese me njësi dhe pajisje vetanake, duke përfshirë edhe materialin sensibilizues.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme