Rruga “Xhorxh Bush” ka gjasa të shndërrohet në shesh

04 shkurt 2018 11:56

Saktësisht 36 orë ka qëndruar në fuqi ndalesa për qarkullimin e automjeteve në Zonën Qendër në kryeqytet, si masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kjo masë u pëlqye edhe nga shumë qytetarë, bën të ditur emisioni“038” i KTV-së.

Megjithëkëtë, kishte të tillë që kërkuan që ndalesa të përfshinte një zonë më të gjerë.

Një prej rrugëve ku u ndalua qarkullimi ishte edhe ajo “Xhorxh Bush”, për të cilën, prej kohësh ekziston plani i mbylljes dhe shndërrimit të saj në shesh.

KTV merr vesh se një prej qëllimeve të ndalesës, ka qenë pikërisht, edhe testimi i funksionimit me këtë pjesë të mbyllur.

Por në Komunën e Prishtinës thonë se ndalesa nuk u ka shërbyer si testim.

Megjithatë, Miranda Mullafazliu nga Komuna e Prishtinës, nuk përjashton mundësinë që kjo pjesë të mbyllet, pas nisjes së zbatimit të planit të mobilierit të qëndrueshëm, i cili do të prezantohet në prill.

Me planin e mobilitetit do të ketë edhe ndryshime të tjera në rrugët e kryeqytetit, disa prej të cilave mund të kthehen në një kahore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme