Arbëri

Selimi premton funksionalizimin e strehimoreve në kryeqytet

Strehimorja “Bajram Curri” në lagjen Bregu i Diellit u destinua të shërbejë për strehim në raste emergjente .

Por, ajo aktualisht shërben për ruajtjen e lopatave dhe veglave tjera punuese të ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura”, e cila është duke e shfrytëzuar atë, raporton KTV.

Hisen Shala, përgjegjës në “Hortikulturë”, ka pothuajse katër vjet që përkujdeset për mirëmbajtjen e saj.

Dy nga sallat, aktualisht, nuk janë të shfrytëzueshme.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se strehimorja është në gjendje të mirë.

Nënkryetari Selim Pacolli thotë se kjo strehimore ka kapacitet për 150 persona.

Por, Pacolli deklaron se kjo strehimore mund të shërbejë edhe për diçka tjetër.

Në kryeqytet janë edhe pesë strehimore të tjera, por asnjëra nuk është funksionale, përjashtuar strehimoren në lagjen “Ulpiana”.

Edhe kjo strehimore, aktualisht, po shfrytëzohet me leje të Komunës nga “Hortikultura”.