Arbëri

Dakordohen Ahmeti me Halimin: Mbledhja e parë e 2017-s më 31 mars

Më 31 mars do të mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Prishtinës në vitin 2017.

Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme te Komitetit për Politikë dhe Financa, pas dakordimit mes kryetarit të komunës Shpend Ahmeti dhe kryesuesit të KK Halim Halimi.

Para një muaji në mungesë kuorumi pati dështuar mbledhja e KK të Prishtinës për të cilën nuk kishte pasur dakordim mes Shpend Ahmetit dhe Halim Halimit.