Arbëri

Prishtinasit të pakënaqur me mosrealizimin e premtimit për zgjerimin e sistemit të ngrohjes

Banorët e lagjes “Kalabria” edhe këtë dimër u është dashur të mendojnë alternativa tjera për t’u ngrohur, në mungesë të kyçjes në sistemin e ngrohjes të Termokosit.

Projekti i zgjerimit të rrjetit të Termokosit ishte paraparë qysh vitin e kaluar, raporton KTV.

Qytetarët janë të pakënaqur me premtimet e parealizuara për ngrohjen. Por Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se zgjerimi i rrjetit është varur nga donatorët.

E në kohën kur kryeqyteti është përballur me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, kryetari Ahmeti sistemin e koogjenerimit e sheh si mundësi të mirë për një ambient më të pastër.

Komuna ka prezantuar edhe masterplanin për zgjerimin e rrjetit edhe në katër zona, Qendra lindje, në Arbëri dhe Tophane.