Komuna thotë se ajri u përmirësua, ndërpritet masa e ndalimit për qarkullim me makina

Komuna thotë se ajri u përmirësua, ndërpritet masa e ndalimit për qarkullim me makina

01 shkurt 2018 17:49

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej orës 18:00, të enjten, ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të veturave në Zonën Qendër.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Prishtinës, ajri tani është më pak i ndotur dhe AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit) ka rënë në vlerën 61.

“Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër”, ka njoftuar komuna.

Kjo masë për ndalimin e qarkullimit të veturave, nisi të mërkurën në mëngjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

fatkujtimi05/02/2018 09:47

brenda 1 dite u permisua Ajri , kjo mundet me ndodh veq ne Kosove

Agron05/02/2018 09:47

Shume vendim i gabuar. Kjo mase duhet te jete e perhershme. Nuk eshte Prishtina qytet aq i madh sa qe automobilat te jene te domosdoshem. Autobusa, taksi, dhe veturat tjera te domosdoshme po, kurse veturat private per kot te kotit me dale me u shetite JO! Shume gabim!!!

Shto koment

Të ngjashme