Përkrahet zgjerimi i sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë

Përkrahet zgjerimi i sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë

01 shkurt 2018 13:40

Komuna e Prishtinës dhe Termokosi prezantuan sot masterplanin për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë.

Masterplani është hartuar bashkërisht nga Termokosi dhe Komuna e Prishtinës, ndërkaq është financuar nga qeveria gjermane përmes KfW-së.

Sistemi i ngrohjes qendrore në Prishtinë është ndërtuar në vitin 1970 dhe fillimisht ka ofruar ngrohje më mazut. Në nëntor të vitit 2014, sistemit të ngrohjes është kyçur në termocentralin Kosova B, i cili ishte shndërruar në termocentral me kogjenerim, transmeton kp.

Projekti është financuar përmes një projekti te më shumë donatorëve përmes KfW-së e Termokosit me një shumë prej rreth 37 milionë euro.

Kapaciteti aktual i sistemit të kogjenerimit është 140 MW, kapacitet ky që mund të nxirret nga vetëm një apo të dy turbina të TC Kosova B.

Objektivi kryesor i Masterplanit është reduktimi i emetimeve të CO2 dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Së fundi qeveria gjermane ka zotuar një grant prej 10 milionë euro për investime në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, investime këto që do të realizohen bazuar në rekomandimet e Masterplanit.

Për më tepër, edhe qeveria e Luksemburgut do t’i bashkëngjitet këtij projekti me një grant prej 2,5 milionë euro.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme