Arbëri

Komuna njofton qytetarët se transporti me Trafik Urban është falas

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se transporti është falas në linjat publike, të Trafikut Urban.

“Pra, Qeveria e Kosovës subvencionon vetëm ato linja. Rrjedhimisht, linjat private vazhdojnë të funksionojnë si çdo ditë tjetër. Për më tepër, në autobusët e linjave tona publike, sot nuk ka as konduktorë e as arka fiskale, pikërisht që t’i shmangim gabimet eventuale”, thotë komuna në njoftimin për media.

Në linkun e mëposhtëm mund ta shkarkoni aplikacionin për Android përmes të cilit e shihni në kohë reale vendndodhjen e autobusëve të linjave publike të Trafikut Urban.

SHKARKONI APLIKACIONIN