Nis zbatimi i planit për ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë Foto: Koha

Nis zbatimi i planit për ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë

31 janar 2018 08:09

Plani të cilin e ka ndërmarrë Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimin hapësinor për ndaljen e qarkullimit të veturave në kryeqytet, ka filluar implementimin në rrugët e Bulevardit “Bill Clinton” dhe në rrugën “Ilir Konushevci”.

Në pikat që është paraparë ndalja e automjeteve kanë dal ekipe të policisë dhe një ekip nga inspekcioni i Prishtinës.

Për të kaluar nëpër këto rrugë po lejohen autobusët e Trafikut Urban dhe taksitë e licencuar.

Image

Megjithatë, plani ka ndryshuar, pasi që në hartën e prezantuar dje nga Komuna e Prishtinës, rruga e Qendrës së Prishtinës ka qenë e mbyllur për qarkullim të rregullt nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes, ndërsa ajo po qëndron e hapur për qarkullim të rregullt në këto kohë kur po raportojmë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme