Arbëri

Kufizohet lëvizja me vetura dhe ndalohet shitja e thëngjillit

Descriptive Text

Presioni publik bëri që Komuna e Prishtinës bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Brendshme, të hënën mbrëma ta bëjnë publik vendimin për kufizimin e lëvizjes me vetura dhe të ndalojnë përkohësisht shitjen e thëngjillit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se nga dita e mërkurë, prej orës 6:00 të mëngjesit do të zbatohet kufizimi i lëvizjes së veturave. Ai ka thënë se ky numër, sipas statistikave të policisë, arrin në 120 mijë brenda një dite. Sipas kësaj mase, në qytet do të lejohen të hyjnë veturat sipas numrit të targave në ditë çift dhe tek, shkruan sot Koha Ditore.

Për ta realizuar këtë masë, ai tha së ka marrë një subvencion nga ana e MMPH-së, me të cilin do të mbulohen shpenzimet për parking dhe transport për qytetarët që vijnë në Prishtinë dhe nuk lejohen të lëvizin në brendi të qytetit me vetura...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.