Arbëri

Qendra e Studentëve në Prishtinë bëhet me shërbim mjekësor

Descriptive Text

Rreth 4000 mijë studentë të Universitetit të Prishtinës që banojnë në konvikte tash e tutje do të mund t’i marrin shërbimet mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve, raporton TV ARTA

“Kërkesa e madhe e studentëve ka bërë që kjo qendër të rihapet, ndonëse nuk ka qenë përgjegjësi e Komunës së Prishtinës”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti tha se kjo qendër do t’i ofrojë shërbimet mjekësore për të gjithë studentët e UP-së, derisa e ka quajtur njërën prej QMF-ve më moderne në kryeqytet.

Rikthimin e kësaj qendre në funksion e kanë mirëpritur edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta. Rregullimi i kësaj qendre i ka kushtuar Komunës së Prishtinës rreth 5000 mijë euro dhe në mungesë të stafit mjekësor fillimisht do të punojë vetëm në ndërrimin e paradites.