Arbëri

Disa shkolla humbin orët mësimore për mungesë të mësimdhënësve

Që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shkollor, klasat e ulëta të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, kanë humbur orët e mësimit në lëndën e gjuhës angleze, në mungesë të mësimdhënësit të lëndor.

Ndonëse, Komuna e Prishtinës ka shpallur konkursin për mësimdhënës të kësaj lënde qe një muaj e gjysmë, deri para të enjtes mësimdhënësit nuk janë dërguar nëpër shkolla.

Dhe përveç kësaj lënde, ka pasur mungesa të mësimdhënësve edhe në lëndët e tjera, nëpër disa shkolla të kryeqytetit, edhe në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor, e edhe në këtë të dytin, i cili ka filluar më 15 janar, shkruan sot Koha Ditore.

Arsim Gashi, zëvendësdrejtor në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë ka pohuar se ka dy javë që nxënësit e klasave të para dhe të katërta kanë humbur orët e gjuhës angleze në mungesë të mësimdhënësit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.